Ndëkombëtarët: Marrëveshja nuk do të rinegociohet

Diplomatët ndërkombëtarë, nuk mbështesin idenë për rinegocimin e vendimit për themelimin e AKS-së, ndërkohë që  kanë kërkuar nga institucionet e vendit  që të vazhdojnë përgatitjen e statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, Kushtetuesja jep udhëzime që themelimi i Asociacionit të bëhet sipas Kushtetutës së vendit. Ata  i kanë dhënë mbështetje të plotë interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, por kundërshtojnë propozimin e opozitës dhe analistëve që marrëveshja të rinegociohet. Diplomatët pretendojnë se Gjykata Kushtetutese në mënyrë të qartë thotë se Asociacioni do të themelohet sipas marrëveshjes së Brukselit dhe jep udhëzime për t’u siguruar që themelimi i tij bëhet sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit. Opozita këtë vendim të Kushtetueses e konsideron të favoreshëm dhe kërkon dorëheqjen e Qeverisë, ndërkohë që pozita  pretendon se nuk ka gabuar fare që ka nënshkruar marrëveshjen, edhe pse Gjykata kushtetuese ka evidentuar shumë shkelje që bien ndesh me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …