Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga strukturat e degëve të saj që të përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Në njoftimin e LDK-së thuhet se tanimë është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë. Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme. Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me strukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje. Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve, thuhet në mes tjerash në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …