leoni

Dodë Gjergji: Viti i ardhshëm si vit i mëshirës, do të jetë edhe vit hiri për të gjithë botën

Lutja për Krishtlindje është që të gjithë njerëzit t’i përngjajnë sado pak Nënës Terezë, u tha në meshën kryesore të Krishtlindjes, e cila është mbajtur mbrëmë në katedralen Nëna Terezë në Prishtinë. Meshën e ka udhëhequr Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, i cili ka theksuar se dhurata më e madhe dhe më e mirë e Zotit për Krishtlindje, është vendimi i Papa Frenqeskut që Nëna Terezë, nga viti i ardhshëm, do të jetë e shenjtë. “Viti i ardhshëm që është vit i mëshirës, do të jetë vit hiri për të gjithë botën, e sidomos për popullin tonë, sepse jo vetëm ne, që lutemi shqip, por tani edhe qielli shqip do të flasë, shqip do t’i lutet Zotit”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …