Largohen mbeturinat në ambientet përgjatë rrugëve në Malishevë

Njësia e kompanisë për menaxhimin e mbeturinave “Ekoregjioni” në Malishevë në bashkëpunimin me Komunën e Malishevës, krahas grumbullimit të mbeturinave në fshatrat e Komunës së Malishevës, kohëve të fundit ka ndërmarrë një aksion për largimin e mbeturinave në ambientet përgjatë rrugëve, si në rrugët magjistrale, ashtu edhe në rrugët nëpër fshatra. Punëtorët e kësaj njësie, i kanë vizituar drejtori komunal i shërbimeve publike, Milazim Morina dhe përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, të cilët janë ndarë të kënaqur me punën që është duke u bërë terren, për largimin e mbeturinave. Drejtori komunal i shërbimeve publike, Milazim Morina, ka thënë se “largimi i mbeturinave dhe ambienti i pastër, është një prej prioriteteve kryesore në Komunën e Malishevës, dhe se janë të përkushtuar në pastrimin e ambientit nga mbeturinat”. Ndërsa përgjegjësi i njësisë së “Ekoregjionit” në Malishevë, Sejdi Paçarizi, tha se kjo njësi, krahas grumbullimit të rregullt të mbeturinave, kanë ndërmarrë këtë aksion për pastrimin e ambienteve, ku qytetarët i frekuentojnë çdo ditë dhe ky është qëllimi që po i pastrojnë këto ambiente. Paçarizi, gjithashtu shpreson edhe në vetëdijesimin e qytetarëve, që mos ti hedhin mbeturinat përgjatë rrugëve, pasi kompania në vazhdimësi e bën largimin e mbeturinave në çdo vendbanim. Sipas tij, aksioni do të vazhdoj deri në pastrimin e ambientit përgjatë të gjitha rrugëve. Po ashtu edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina, ka apeluar të gjithë qytetarët, e në mënyrë të veçantë vozitësit, që  mos ti gjuajnë mbeturinat përgjatë rrugëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …