TESTI I MATURËS KËTË VIT DO TË MBAHET NË KATËR REGJIONE TË KOSOVËS NË KATËR DITË TË NDRYSHME

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Komisioni Shtetëror të Maturës (KShM), ku janë bërë të ditura ditët kur do të mbahet Testi i Maturës 2018 dhe përgatitjet që janë duke u bërë për realizimin me sukses të këtij testi. Ministri Bytyqi, me këtë rast theksoi se, me punën e Komisionit Shtetëror të Maturës kemi ardhur te një formulë e re e organizimit të Testit të Maturës, duke marrë parasysh informacionet dhe shqetësimet nga testet e kaluara. “Ideja jonë ka qenë që të gjejmë një formë të organizimit sa më të mirë, që rrjedha e Testit të Maturës të jetë në suaza sa më të mira dhe rezultatet të jenë reale”. Një nga risitë e Testit për këtë vit, të cilën e përmendi ministri Bytyqi, është se testi nuk do të mbahet në ditën e njejtë, por i ndarë në katër regjione në tërë territorin e Kosovës dhe në katër ditë të ndryshme, për të cilat do të përgatiten teste të ndryshme për secilin regjion. Në mënyrë që Testi i Maturës të funksionojë siç duhet dhe rezultatet të jenë reale, ministri Bytyqi theksoi rolin e rëndësishëm të Drejtorive Komunale të Arsimit, ndërsa kërkoi nga ato që të përcjellin informacionin në secilën shkollë dhe përmes hkollës te secili nxënës, që në ditën e mbajtjes së testit nuk do të lejohen telefonat mobil. Në fund u tërhoq edhe shorti për secilin regjion dhe sipas kësaj tërheqje, datat e mbajtjes së Testit të Maturës 2018 në afatin e parë do të mbahen sipas kësaj renditje: Ferizaj – Gjilan: 28.05.2018 (dita e parë), 05.06.2018 (dita e dytë), Prishtinë: 29.05.2018 (dita e parë), 06.06.2018 (dita e dytë), Prizren – Gjakovë: 30.05.2018 (dita e parë), 07.06.2018 (dita e dytë), Pejë – Mitrovicë: 31.05.2018 (dita e parë), 08.06.2018 (dita e dytë).

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …