Gjykata konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk janë në përputhje me kushtetutën

Ish-kryekuvendari i Kosovës, kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi duke komentuar vlerësimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me AKS-në ka deklaruar se  kryeministri Isa Mustafa dëshiron të vazhdojë më tej, thuajse nuk ka ndodhur asgjë. Edhe pse Gjykata Kushtetuese konstatoi se mbi 80% e marrëveshjes së parimeve nuk është në përputhje me kushtetutën, ai thotë se qeveria nuk do ta anulojë marrëveshjen dhe do të vazhdojë me hartimin e statutit .

Kryeministri po pretendon që ky popull edhe pas gjithë këtyre shkeljeve te Kushtetutës, do të ta lejojë dhe ta përfaqësojë këtë vend. Në veçanti jo në procesin e dialogut me Serbinë. Me ty, dhe ekipin tënd negociator që nuk ka qenë në gjendje të vërej se marrëveshja që e nënshkruat mbi 80% nuk është në përputhje me Kushtetutën, ju nuk mund të vazhdoni më tej. Kosova sigurisht që do të vazhdojë më tej, por pa ty dhe pa ekipin tënd ka thënë mes tjerash Jakup Krasniqi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …