Qeveria, Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim dhe kryetarët e komunave bisedojnë për bashkëpunim për realizimin e projekteve. Gjatë fjalës së tij, kryeministri, Ramush Haradinaj tha se çmon marrëdhënien me BERZH-in dhe fal bashkëpunimit me këtë institucion ndërkombëtar projektet nuk po mbesin në pritje por po realizohen. Ai shtoi më tutje se secili projekt do ta gjejë dritën e vet dhe do të realizohen të gjitha projektet e rëndësishme dhe se Qeveria do ta jap kontributin e saj në këtë drejtim. Ndërkohë, kryetarët e komunave i paraqitën vështirësitë me të cilat ballafaqohen më së shumti qytetarët e tyre dhe projektet të cilat do t’i zgjidhnin ato vështirësi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …