Bekim Sejdiu: Parimet e Asociacionit duhet të rishkruhen në mënyrë serioze

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Bekim Sejdiu ka kundërshtuar vendimin e shumicës së gjyqtarëve sa i përket definimit  për Asociaiconin e Komunave me Shumicë Serbe. Ai vlesëron  se me këtë vendim Gjykata Kushtetuese nuk jep një përgjigje të kënaqshme dhe të kuptueshme për pyetjen e ngritur nga Presidentja nëpërmjet vendimit K0130/15. E dyta, shumica e gjyqtarëve ka bërë një interpretime të gabueshme dhe konkludime të gabueshme, që nuk janë të rëndësishme në parandalimin e konfuzionit të mëtutjeshëm kushtetues të prezantuar në vendimin KO 130/15. Në këtë mënyrë ky vendim nuk jep udhëzime të nevojshme autoritative për të sqaruar kundërthëniet kushtetuese rreth këtij vendimi”, ka shkruar gjyqtari Sejdiu. Zbatimi i plotë i Parimeve për Asociacionin në rendin aktual kushtetues të Republikës së Kosovës do të përbënte anomali kushtetuese. Për ta penguar këtë, ose duhet amandamentuar Kushtetutën, ose Parimet e Asociacionit duhet në mënyrë serioze të rishkruhen, në mënyrë që të jenë në përputhje me Kushtetutën, ka saktësuar, gjyqtari Bekim  Sejdiu

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …