Zhbogar: Asociacioni të krijohet sikur parashihet me Marrëveshjen e Parë

Përfaqësuesi i BE-së, në Kosovë, Samuel Zhbogar përfillë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që të jetë  e mundur. Zyra e BE-së në Kosovë, konstaton se  Gjykata Kushtetuese është shprehur se Asociacioni, Bashkësia e komunave me shumicë serbe do të krijohet siç parashihet me Marrëveshjen e Parë, në përputhje me Kushtetutën.

Kontrolloni gjithashtu

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht gjatë vizitës së tij, në Shtutgart të Gjermanisë

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, u prit ngrohtësisht nga diaspora …