Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka reaguar lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për formimin e Asociacionit të Komunave serbe. Ai ka thënë se protesta e qytetarëve do ta anulojë Zajdenicën dhe do t’i largojë Mustafën e Thaçin. Më 25 gusht Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi thoshin se ‘Zajednica’ e fuqizon shtetin e Kosovës dhe është tërësisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Ata tashmë ishin kthyer entuziast në Kosovë për ta dekretuar ‘Zajednicën’, për t’i dhënë fund shpejt këtij procesi. Ishte peticioni i qytetarëve ai që insistoi ne anulimin e ‘Zajednicës’. Ishte protesta e Opozitës së bashkuar, në Kuvend, në sheshe, gjithandej, ajo që i detyroi institucionet të veprojnë. Ishte kjo protestë ajo që ndaloi përshpejtimin e ‘Zajednicës’. ‘Zajednica’ është shkelje. Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi janë shkelësit. Këta dy për 4 muaj rresht u mishëruan me ‘Zajednicë’. Është protesta e qytetarëve ajo që do ta anulojë përfundimisht ‘Zajednicën’ dhe që do t’i largojë këta dy shkelës.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …