leoni

U nënshkrua marrëveshja përmes së cilës krijohen lehtësira për studentët suharekas në UPZ

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” nga Prizreni, Ramë Vataj, kanë nënshkruar një marrëveshje për mes së cilës studentët nga Komuna e Suharekës do ta kenë më lehtë të kryejnë praktikën në të gjitha drejtimet. Drejtori i Arsimit në Suharekë, Remzi Bytyçi lidhur me këtë thotë: “Studentët tanë që studiojnë në UPZ, tash e tutje nuk janë më të detyruar të bëjnë kërkesë në Zyrën nr. 1 në Komunë, për të kryer praktikën por ata drejtpërdrejt shkojnë dhe bëjnë praktikë sipas këtij memorandumi të mirëkuptimit në mes të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren dhe Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …