Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton babanë e dëshmorit Xhevat Demaku në përvjetorin e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli viziton babanë e dëshmorit Xhevat Demaku në përvjetorin e tij

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar familjen e dëshmorit Xhevat Demaku në 19 vjetorin e tij. Gjatë vizitës në fshatin Abri, Veseli është pritur nga Haxhi Demaku, babai i heroit Xhavit Demaku i cili po ashtu gjithë djemtë e tij i kishte pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Mbrëmë isha për vizitë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhevat Demaku. Me bacën Haxhi, ndamë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999, kur e gjithë Kosova mes jetës e vdekjes po luftonte për liri. Ato ditë, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në frontet e betejave. Në luftimet e 7 prillit do të bie dëshmor Xhevat Demaku, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën. Dhimbja ishte e madhe për bacën Haxhi e nënën Qamile, por edhe më e madhe forca shpirtërore për t’u dhënë vullnet djemëve të tjerë e shokëve të tyre për të vazhduar luftën e lavdishme të UÇK-së deri në çlirim. Falë kësaj force shpirtërore ne ja dolëm”, ka shkruar Veseli në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …