Ministria e Financave ka dal sot me një komunikatë për media me anë së cilës numëron disa nga vendimet e ministrit Bedri Hamza. Sipas komunikatës Hamza përveç që ka sjellë në fuqi vendimet për lirim nga tatimi doganor dhe akciza për lëndën e parë, gjysmë produktet, linjat e prodhimit, gjithashtu nga java e ardhshme do të lirohen pajisjet e Teknologjisë Informative, për të gjithë qytetarët e Kosovës duke përfshirë edhe pjesët rezervë për pajisjet e prodhimit si dhe është duke e rishqyrtuar edhe legjislacionin e tatimit në të ardhura personale, të ardhura të korporatës, Ligjin e TVSH-së dhe Ligjin e Administratës dhe Procedurës Tatimore.
Përmes rishikimit të legjislacionit, Ministria e Financave do të ndihmojë zhvillimin e sektorit privat, në këtë rast sektorin e prodhimit që të ketë mundësi më të mëdha të zhvillimit të prodhimtarisë dhe ofrimit të shërbimeve jo vetëm brenda vendit tonë por edhe jashtë. Vlen të theksohet se rezultat shumë pozitiv është arritur përmes vendimeve për lirim nga tatimi doganorë, dhe akcizës.
“Tani do të vazhdojmë me reformën ligjore më të madhe në vendin tonë me Ligjin e tatimit mbi vlerën e shtuar, ku përveç lirimit të lëndës së parë e cila prodhohet në vendin tone, nga tatimi i vlerës së shtuar do të bartet mbledhja e Tatimit të Vlerës së Shtuar nga kufiri në brendësi të vendit, kjo reformë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për biznesin për arsye se në të ardhmen bizneset nuk do të kenë të obligueshme të paguajnë paraprakisht Tatimin e Vlerës së Shtuar në kufi me rastin e importimit pa e shitur mallin, por do ta paguajnë në brendësi të vendit pas periudhës së rregullt ligjore”, thuhet në komunikatën për media.