Thellohet lufta tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pekini zyrtar u shfaq i paluhatshëm përballë ofensivës së Donald Trumpit që kërcënon të trefishojë taksat mbi importet kineze. Deklaratat armiqësore janë bërë të përditshme këtë javë sa nga njëra anë e Paqësorit dhe ana tjetër, raporton ATSH. “Kina do të luftojë me forcë dhe vendosmëri nëse SHBA-ja do të publikojë një listë të re të taksave mbi importet kineze”, paralajmëroi sot zëdhënësi i ministrisë kineze të Punëve të Jashtme.“Kjo dëmton interesat jetësore të Kinës dhe dëmton edhe më shumë interesat e përbashkëta të ekonomisë botërore. Të përballur me një situatë të tillë, ne duhet të luftojmë me vendosmëri”, deklaroi ai. Nga ana tjetër presidenti amerikan kishte njoftuar se “i ka kërkuar Ministrisë së Tregtisë të shqyrtojë nëse 100 miliardë dollarë shtesë tarifa doganore mund të miratohen duke aplikuar nenin 301 (mbi pronën intelektuale) dhe, në këtë rast, të identifikohen produktet mbi të cilat mund të imponohen. Këtyre tarifave të reja iu shtohen rreth 50 miliardë dollarëve taksa që janë vendosur më 3 prill nga Uashingtoni.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …