leoni

Tribunali i Hagës vazhdon t’i lirojë kriminelët serbë

Tribunali
i Hagës po ngre pikëpyetje të reja në kredibilitetin e tij, edhe ashtu të rrënuar.
Gjykata që merret me krimet në ish-Jugosllavi, ka vendosur që t’i lirojë përkohësisht
edhe dy zyrtarë të lartë serbë në regjimin e Sllobodan Millosheviqit. Bëhet
fjalë për serbët, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët akuzohen për
krime lufte. Gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë arsyetuar vendimin
e tyre se të akuzuarit do të paraqiten në gjykim, edhe pas lirimit të përkohshëm.
Ata do të merren nga qendra e paraburgimit në Hagë e të dërgohen në aeroport,
prej nga do të dërgohen në Beograd dhe do të dorëzohen tek autoritetet serbe. Prokurorët
e Hagës të cilët e kanë kërkuar burgimin e përjetshëm për dy serbët e akuzuar,
pohojnë se Jovica Stanishiq dhe zëvendësi i tij Franko Simatoviq, ishin pjesë e
një grupi të përbashkët kriminal në të cilin grup ishte edhe Millosheviqi dhe
udhëheqësi i serbëve në Bosnje, Radovan Karaxhiq. Viteve të fundit, Tribunali i
Hagës ka liruar disa serbë të akuzuar për krime lufte me pretekstin se kanë ‘probleme
shëndetësore’. Rasti më eklatant është lirimi i ish-kryetarit të Partisë
Radikale Serbe, Vojsllav Sheshel. Pavarësisht ndalesave nga Tribunali, ai jo
vetëm që nuk i ka përfillur ato, madje i toleruar nga autoritetet serbe, ka bërë
thirrje luftënxitëse ndaj Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …