Myftiu Tërnava uron besimtarët katolikë për Kërshëndella

Me
rastin e festës së Kërshëndellave. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka uruar
Ipeshkvin, Dodë Gjergji dhe të gjithë besimtarët katolikë në vend. “Të gjithë
meshtarëve dhe besimtarëve katolikë, kam nderin dhe respektin që t’ju përgëzoj
me urimet më të sinqerta. Kërshëndellat kanë për simbolikë lindjen, e cila te
njerëzimi sjell mesazhin e lajmit të mirë që reflekton gëzimin, mirësinë e
dashurinë. Populli ynë gjithherë është solidarizuar me gëzimin e hidhërimin e
vëllait; është kjo vlerë që e kultivuan paraardhësit tanë, të cilët na i lanë
amanet urtësinë, respektin për tjetrin dhe mbi të gjitha vëllazërinë tonë”,
thuhet në urimin e Myftiut Tërnava.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit që të mos ndikojë te dëshmitarët

Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues që të paralajmërojë Zyrën e Prokurorit …