Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar 19 vjetorin e Betejës së Koshares. Ai ka thënë se ajo betejë e theu kufirin në mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sot nderojmë dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të “Brigadës 138 Agim Ramadani”. 19 vjet më parë, nga Kosharja e deri në malet e Shalës, nga Maja e Pashtrikut e deri në Bjeshkët e Kaçanikut, UÇK luftonte me vendosmëri përballë makinerisë gjenocidale të Serbisë. Në ato ditë të lavdishme, “Brigada 138 Agim Ramadani” kishte përpara një detyrë të veçantë historike: shembjen e kufirit të dhunshëm, që për gati një shekull e ndau në dysh kombin tonë. Për dy muaj rresht, betejë pas beteje, nga të gjitha trevat shqiptare, ranë qindra luftëtarë të lirisë. Qindra të tjerë morën plagë, e shumë humbën gjymtyrët e trupit. Por, ëndrrën e Kosovës e bënë realitet. Lavdi dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të lirisë”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …