Veteranët e UÇK-së do të protestojnë sot, për mos trajtim të barabartë me kategoritë e tjera sociale në Ligjin e ri për paga

Veteranët e pakënaqur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, mbajnë nesër protestë në Prishtinë

Një grup i ushtarëve të pakënaqur të UÇK-së janë shprehur të pakënaqur me listat me numër të madh të veteranëve të luftës.

“Ftojmë veteranët e vërtetë të protestojnë! Më 10 .04 .2018 ora 11.00 që në Sheshin Skënderbeu të mblidhemi për të marrë vendime të duhura. Duke i parë manipulimet  dhe përfitimët me listat e vetërantve  si dhe manipulimet me invalidët  qe jan duke i ber sot.  ftojme te gjithë veterantet , invalidet si dhe te gjithë ata qe ja duan te miren keti vendi qe te na bashkëohenë ne protest per ti drejtuar kërkesat tona:

1  Pastrimin e listave te veteranëve

2  Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës  vuajnë nga sëmundjet e ndryshme.

3 dhe shkarkimi i komisonit invalidor i tanishëm i cili Luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidetit… të gjitha këto të këqia që po ju ndodhin tash e sa vite Veteranëve krejt është faji i Shoqatave dhe njerëzve të korruptuem mbrenda tyre…..Qonu burra ngritne zanin…”, thuhet në thirrjen e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Agjencia e Statistikave

ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro

Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …