(Shkruar në dhjetëvjetorin e parë të Kushtetutës)
Ligji themelor i shtetit tonë,
kush di ku fillon e ku mbaron ?!
Ndërrohet pa u ndërruar në letër
e djeshma për t’sotmen është e vjetër ! ?
Përcaktimi i rendit politik,
ndërrohet në heshtje si nata me ditë.
E rëndësishme për pushtetarët është ekonomia
t’u mbushen xhepat, t’u shtohet pasuria.
Organet e pushtetit shtetëror
si çelësa makinash t’i kenë n’dorë.
Fjalët për ushtri si thasët me lodra ,
na mbron Euleksi, na mbron Europa.
Gjykatat me prokurori
thonë se dielli nxeh, kur bie borë e shi.
Të drejtat themelore të shtetasve tanë
si në çdo kushtetutë të boës
të shkruara janë.
8 prill 2018
ZAJEDNICA NË PRAG
Zajednica në prag
ka kohë qê troket;
Republika xhepa-xhepa,
pavarësinë e lidh n’djep !?
Djepi me shokë të huaj
tundet tash sa vjet,
populli bën sehir,
pret ditët me diell…
8 prill 2018
I NË LULET E THANËS
Si në lulet e thanës
që u mashtrua ariu,
ashtu edhe popullit
e njêjta gjë i priu !
Toka u bë kurban për viza !!!
Mbas zhurmës heshtja,
liberalizim as në verë ,
as kur të vijë vjeshta…
6 prill 2018
PYET HANKO HALLA
Sot, lëshohen fjalët
si pluhurin n’erë ,
dikush na e bën dimër,
të tjerët verë.
Vatha na është mbushur
me lloj-lloj gjallesash,
ara e livadhe pa vija e pa presa.
Ah, mori loke, çka nuk po dinë ! ?,
Farën e kungullit e shesin për shalqin !
A di kush t’më thotë,
kur do të kthejllemi ne,
siç kthjellët moti,
kur nuk ka re ?
1 prill 201