Më shumë vajza dhe djem të margjinalizuar romë po ndjekin arsimin e detyrueshëm në Ballkanin Perëndimor sesa kurrë më parë. Megjithatë, në krahasim me fqinjët e tyre jo-romë, romët përballen me papunësi dy herë më të lartë dhe kanë më pak të ngjarë të vizitojnë mjekun kur është e nevojshme ose të bijnë në gjum të ngopur. Këto të dhëna dalin nga një sondazh i ri i mbështetur nga Komisioni Evropian dhe i implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Banka Botërore. Anketa Rajonale për Romët mbledh për herë të parë, që nga viti 2011, të dhëna për romët e margjinalizuar në Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë, Mal të Zi dhe Sërbi. Anketa tregon se nivelet e përfundimit të shkollës në mesin e romëve ende mbeten prapa pjesës tjetër të popullsisë, ku vajzat rome janë në fund të listës. Shkalla e lartë e papunësisë e kombinuar me një numër të madh të të rinjve që nuk janë regjistruar në shkollë kontribuojnë në disavantazhin e romëve të rinj të margjinalizuar.
Studimi tregon fusha të tjera ku janë bërë përmirësime të rëndësishme që nga viti 2011 ose janë ende të nevojshme. Për shembull, në shumicën e vendeve romët tani kanë më shumë gjasa të kenë qasje në grumbullimin e mbeturinave. Ata gjithashtu kanë më pak gjasa të jetojnë në familje të mbipopulluara edhepse ende ka dallime të mëdha në raport me fqinjët e tyre jo-romë. Por, një pjesë e madhe e popullsisë rome ende jeton në zonat pa ujësjellës.
Nga ana tjetër, numri i romëve që tani kanë dokumente personale, si certifikata të lindjes dhe letërnjoftime, është rritur në shumicën e vendeve. Një numër më i vogël i romëve raportojnë që nevoja për kujdes mjekësor nuk përmbushet.
Për shkak se romët përballen me një sërë disavantazhe të tilla, kërkohet qasje e re për të adresuar të gjitha aspektet në të njëjtën kohë.