Sami Lushtaku takoi kryetarët e degëve dhe strukturat e RDK-së në Skënderaj për zgjedhjet e brendshme në parti

Sami Lushtaku takoi kryetarët e degëve dhe strukturat e RDK-së në Skënderaj për zgjedhjet e brendshme në parti

Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka takuar kryetarët e degëve dhe seksioneve të partisë dhe strukturat e Rinisë Demokratike të Kosovës (RDK) me qëllim të mobilizimit për zgjedhje e brendshme në parti. Lushtaku ka kërkuar angazhim nga të gjithë në organizimin e zgjedhjeve në 57 nëndegë të RDK-së. Ai ka kërkuar që uniteti i plotë i degës së PDK-së të vazhdojë edhe në zgjedhjet e brendshme. Ai  ka siguruar se PDK-ja në Skenderaj do të jetë e hapur për të gjithë duke krijuar mundësi të barabarta për secilin. “Dega e PDK-së në Skenderaj është unike dhe e përgatitur për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme me qëllim të hapjes ndaj të rinjve, duke u krijuar mundësi të barabarta për secilin qytetar të Skenderajt, për të përqafuar programin politik të partisë dhe për të qenë pjesë e reformimit të brendshëm”, ka theksuar kryetari Lushtaku. Në takim Komisioni për organizimin e zgjedhjeve ka prezantuar orarin e kuvendeve të nëndegëve të RDK-së që do të fillojnë të mbahen nga dita e mërkurë.

Kontrolloni gjithashtu

Blerta Deliu-Kodra

Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës

Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …