Ambasadori amerikan në Shqipëri , Donald Lu, është shprehur besimplotë se në pranverën e 2016 do të miratohet reforma në drejtësi në Shqipëri, e cila do të pasohet me vënien në zbatim të saj. Dhe këtë besim, diplomati amerikan e bazon mbi shenja. Në ceremoninë festive të organizuar nga Komisioni i Drejtësisë për festat e fundvitit, Lu falënderoi ekspertët e brendshëm dhe të jashtëm që kanë punuar pa pushim për reformën. “Kam një mesazh për ekspertët, ata shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë të emëruar nga shumica dhe opozita. Vura re verën e kaluar që nuk bëtë pushime sepse gjatë gjithë gushtit po punonit për të përfunduar projektamendamentet kushtetuese dhe dokumentin e analizës të opozitës. Tani shoh që keni marrë dhuratën e posaçme të festave për të punuar për riformulimin e amendamenteve në përgjigjet të Komisionit të Venecias. Ju garantoj se raportuesit e Komisionit të Venecias nuk po i kalojnë festat duke e vrarë mendjen për Shqipërinë. Në emër të gjithë atyre që nuk anë jurist më lejoni t’ju falënderoj për sakrificën dhe përkushtimin tuaj. Kam besim se ky rezultat i punës dhe përkushtimi i madh në pranverë do të festojmë miratimin e reformës në gjyqësor. Pastaj do të gjejmë një mënyrë për t’ua prishur dhe pushimet e tjera me punën më të vështirë të zbatimit të kësaj reforme ambicioze”, theksoi ai.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …