Shoqata e Vëllazërisë Kosove-Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, kanë shfaqur një program të pasur kulturo –Artistik në Deçan. Manifestimi Tradicionalë ,,Zëri i Vëllazërisë,, në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini”edhe këtë vit ka nisur rrugëtimin e tij nga qyteti në qytetet tjera duke organizuar program të pasur kulturo-artistik. Këtë vit kjo shoqatë të gjitha manifestimet do ti shënoi për nderë të vitit të Gjergj-Kastiotit Skënderbeut. Aktor, valltar këngëtar, poet, njerëz të kulturës që përbëjnë shoqatën ,,Martin Dreshaj” në bashkëpunim me Shoqatën atdhetare “Dukagjini” nga Shkodra, janë pritur nga i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, më bashkëpunëtorë, ku bashkë kanë bërë homazhe dhe kanë vendosë kurora më lule në Kompleksin Memorial ,,Dëshmorët e Kombit’’ në Gllogjan. Më këtë rast i pari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ndër të tjera tha së ,,kur behën bashkë të gjitha trojet shqiptarë padyshim se sjellin edhe emocion të veçantë, vet prezenca juaj sot këtu më bën të ndihëm mirë. Më programin tuaj besoi që secili nga ne do të përjetoj emocion të veçantë. U jam shumë mirënjohës dhe shumë falënderues që më dhatë mundësinë që sot të ju drejtohem juve, e thellë brenda vetes po e ndjej që po i drejtohem tërë Atdheut. Këto aktivitete këtë vit bartin vulën e Gjergj Kastriotit në kuadër të shënimin të 550 vjetorit të vdekjes së Kryeheroit tonë Kombëtarë’’ tha ndër të tjera kryetari Ramosaj. Më programin e tyre para artdashësve dhe publikut Deçanas u prezantuan SHKA ,,Liria” nga Malësia e Madhe, Shoqata atdhetare, ,,Dukagjini” nga Shkodra ,Grupi i folklorit ,,Shpëtimi” nga Medvegja, këngëtari Ismet Dema etj.