Greva

Rrahman Jashari urdhëron që nga data 13 prill të fillojë greva dhe të ndërpritet arsimi me afat të pacaktuar(!)

Procesi mësimor në shkollat e Kosovës  ndërpritet më 13 prill nëse arsimtarët mbështesin  grevën e paralajmëruar nga e ashtuquajtura “Sindikatë e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, e cila ka kërkuar protestë  me  një afat të pacaktuar. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari ka thënë se po pret që Qeveria e Kosovës t’iu japë paratë  punëtorëve të arsimit shqip që kanë punura për vitet e 90-ta, të cilët asokohe punonin falas për ta mbajtur arsimin nëpër shkolla e shtëpi private, meqë regjimi i Milosheviqit i kishte larguar nxënësit shqiptarë nga shkollat. Ata,  tani 2o vjet  pas luftës kërkojnë të kompenzohen, edhe pse asokohe nga fondi i trepërqindëshit kanë qenë minimalisht të kompenzuar.  Ai shprehet se arsimi në Kosovë ndërpritet në grevë në kohë të pa caktuar, por nuk shpreh kurrëfarë keqardhje se sa do të pësojnë nxënësit e shkollave tona edhe ashtu ndër më të dobëtit jo vetëm në Evropë. Anarkia që po mbisundon në Kosovë po na kthen prapa në shumë segmente dhe kjo do të na kushtojë, ashtu sikur na kanë kushtuar vitet e 90 të armimit nëpër podrume e shtëpi private, kur kemi prodhuar analfabetë me diploma dhe një tarag prej tyre tani i kemi doktorë shkencash me nga dy e më tepër diploma, zyrtarë e kryeparë në Shtetin e brishtë e rakitik të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …