Kryeministri Ramush Haradinaj u premton veteranëve se do të formojë një komision për vërtetimin e listave

Kryeministri Ramush Haradinaj u premton veteranëve se do të formojë një komision për vërtetimin e listave

Kryeministri Ramush Haradinaj iu ka thënë përfaqësuesve të veteranëve se do të marrin masa për shqetësimet e tyre. Ndërsa, protestuesit kanë propozuar që të formohet një këshill për vërtetimin se kush ka qenë veteran e kush jo. Kryeministri është pajtuar me këtë kërkesë për formimin e komisioneve dhe këshilleve. Po ashtu, protestuesit i kanë bërë apel Haradinajt që të kërkojë nga prokurori hetimin dhe pastrimin e listave të veteranëve. Ata kanë shprehur përkrahjen dhe falënderimin për pritjen e kryeministrit dhe gatishmërinë e tij për marrjen e masave.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …