Në lidhje me grevën e palarajmëruar nga Rrahman Jashari i SBASHK-ut, Valmir Gashi nga MASHT për ka thënë se në vazhdimësi janë në takime me ta dhe kanë bërë shumë përpjekje që ligji të shkojë në Parlament. MASHT ka kërkuar mirëkuptimin e SBASHK-ut që në pjesën e shpenzimeve afatmesme kanë planifikuar të kenë buxhet për Ligjin e mësimdhënësve të viteve të 90-ta. Ministri, lutet që mos të dëmtohet ky procesi i Testit E kemi edhe testin e Maturës që po ashtu greva mund ta dëmtojë. Ne do të bëjmë përpjekje që të gjejmë një zgjidhje që të mos fillojë greva dhe shpresojë shumë që deri ditën e enjte do të gjejmë një zgjidhje. Nesër është dita e parë e Testit PISA dhe shpresoj që do të jetë një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme dhe do të fillojë mbarë ky test. Nuk beso që do të kishte interes dikush që të marrë përgjegjësi për të ndërprerë Testin PISA në Kosovë”, ka deklaruar Gashi.
