Qeveria e mban të hapur ofertën për krijimin e një komisioni për demarkacion

Qeveria e Kosovës e konsideron
të hapur ofertën e saj për të krijuar një grup ekspertësh ndërkombëtarë, me përfaqësues
edhe nga opozita, për vlerësimin e shënjimit të kufirit me Malin e Zi. Në këtë
grup, sipas përfaqësuesve të Qeverisë, mund të përfshihen opozita por edhe
qytetarët. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka pohuar se oferta
vlen ende. “Qeveria do të jetë e hapur për të diskutuar çdo vërejtje të
mundshme të qytetarëve dhe të përfaqësuesve politik”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …