Pranverat, përse vallë, ardhjen vonojnë?
Qan i nxiri qiell, të mallit lot i pikojnë!
As agimet pranverore s’vijnë si atëherë;
Hutuar koha, n’mjegullnajë, pa Ty Enver!
Kokëvarurat gonxhe lule s’valëzojnë;
Qerpikë halave pishat për Ty lotojnë!
Që atëherë kur ndër ne më s’të pamë;
Sikur Dielli na u shua e rrugën lamë!
Sa herë pranvera vjen zorshëm po bleron;
Malit, s’i shkrin bora, pa çka zemra i vlon!
Përmallshëm, t’malit zogj, rrallë këndojnë;
Qiellit, tokës, shqipet t’lypin e s’pushojnë!
Dirgjet lumi me përtesë, kënga s’i dëgjohet;
Legjendash, kreshnikët dalin, n’Ty të takohen.
Mbetur bosh logu i mejdanit, hiç s’po ka nur;
Nëpërkëmbur, pa Ty vatani, Enver, o burrë!
Heu sa mote, rrodhën ikën, qysh atëherë;
Pa Ty, erdhën, ikën si pa u ndjerë, o Enver!
Sa akuj ngrinë, lule u thanë e prapë ra bora;
Me të Nënësnder, luajnë sot, cuba e hora!
Të madh, lënë na e pate Ti, amanetin:
“Fort t’i ruani, tokën, qiellin dhe detin!
Historinë kem ndër to, varret e të parëve;
Gjak, ende kullojnë, trojet e shqiptarëve”!
Sot pyet bota e, n’habi, prapë po bën seri;
Sa zemra n’gjoks, pasur paskej, Enveri?!
Se e gjithë bota, gdhihej, errej n’suferinë;
E, Shqipëria e Enver Hoxhës, me lavdinë!
Kur dhëmbët bushtër bota na i shtrëngonte;
I yni grushtbashkim, kuçedrën e tmerronte!
Ndaj nesh ka kusure botëliga për të larë;
Sa kohët, tutje ikin, i yni gjak, i patharë!
Kurthe, sa herë ngriten e na zunë prita;
Ëndrrave, sa Ty të shihnin, u binte pika!
Se ata, të patën parë, si luftove për liri;
Si vesa para dielli, para Teje çdo tradhti!
O sa ka sot, përse Ty, të kujtojë shqiptari;
Heronj e dëshmorë, i shanë, baltos tradhtari!
Se pazare fshehtaz bëjnë, t’falin tokë e det;
Shpresëvrarë, marrim arratinë, ç’i zi qamet!
Tash sa vite si s’po gjen derman shqiptari;
Me vete thotë: – Çohu, Enver, dil nga varri!
Ngrihu, Ti o bir! N’dorë të ligut na lëshuan;
Jezitët, cubat, që për vend kurrë s’luftuan!
Parë kurrë, krejt ngjan vendi me karrakatinë;
Therje, vrasje, grabitje, ‘han’ – njeriu, njerinë!
Ngrihet njëra palë: – Ta rrëzojmë qeverinë!
Hiç gajle s’kanë, flakë ta kallin Shqipërinë.
Këtë rracëkeqe politike, ç’dreq e polli;
Fëmijët e rininë, tërë në qafë, ç’na i mori!
‘Turpërohet’ çdo të enjte, i ziu Parlament;
Prej tyre, o popull, qysh nuk zure mend?!
Ndaj, vargjet për Enverin, fshehur s’më rrinë;
Ato kushtrim e flakë rrufeje, bëhen vetëtimë!
Pa Enverin, frikësohen ditët e jeta dridhet;
Për Kombe Atdhe, burrë si Ti, më s’gjendet!
Për Ty Enver, vargun bombë, shkundi kohën;
N’agime shekujsh, si ‘Grenuiçi’, Ti për botën!
Në rrjete valësh, kushtrim vargu, piskamë lirie;
Flakërimë për Ty vargu, del zemre shqiptarie!
Sot epidemia ‘globalizëm’, po dergj botën;
Aniçka, se prapa historisë ia sjellin ‘rrotën’!
Të ishe Ti, sytë të na i hapje n’kët’ kohënxirë;
Mjaft pa Ty, po sheh ky popull, veç mënxyrë!
Na vënë kushte ‘miqtë’ tanë, t’falim tokë, det;
Po t’bëjmë si duan ata, na futin n’vathë të vet.
Turr e vrap me sy mbyllë, o burra, atje t’hyjmë;
Pa Ty, o strateg, drejt humnerash po na shtyjnë!
I madhi peshk do t’na hajë, kush s’do t’na qajë;
Dhelpra, dihet se mashtron, s’është ky faji i saj.
Porsi cjapi po na çojnë, me rresht, tek kasapi;
Pa Ty, Komb e Atdhe, në duar trapi e satrapi!
Ç’e ropën këtë vend, mish rreth kocke s’i lanë;
Tradhtinë, për vlerë, na e shesin, ca sharlatanë!
O Enver, të ishe Ti, haktë merrje për batërdinë;
Ndaj çakejve në shtet, ta shpëtoje Shqipërinë!
Nga zemër e kësaj toke, del klithma: – O Enver!
– Dhe një herë, çohu o trim, vendin e bën beter!
Plot të mira na dha natyra, na kthyen në mesjetë;
Rrojnë bosat si pashallarë, populli … vaj medet!
Mjerimi ka pllakosur, n’vatër t’popullit, ‘mbret’;
Sot prej tij, emrin fëmijës, i harron prindi i vet!
Jargaviten zyberhanet, në dreka, darka e orgjira;
Pa Ty kjo, o Enver, quhet ‘Politikë faqenxira’!
Trashet e trashet, si s’u këput ky dreq zullumi;
Fakirët, veç lëpijnë buzët, zorrëbosh i zë gjumi!
Ata, ‘fëmijët’ e mjerimit, pëshqesh i kapitalit;
Viktimat e sistemit, pre e krimit dhe skandalit!
Të ishe Enver Ti, rrënjësh ç’i kishe shkulë;
Në jetë njomëzat pa faj, çibani s’ish’ ngulë!
Ndaj për Ty, varg i times muzë, çdo fije bari;
Shkronjat vezullojnë, ‘rëndojnë’ me vlera ari!
Nuk habitem tek dëgjoj broçkulla për Ty;
Në Tënden kohë, linda, u rrita e çela sy.
S’ma shlyen kujtesën mua asnjë ‘tcunam’;
Mbi moçal gënjeshtra, të vërtetën, mike kam!
I zhgarravituri sot, palo ‘surrati’ i botës;
Se sterrë, katran, e nxira zemër e kohës!
Gjenocide gjithandej, shfaroset njerëzimi;
Në pushtet, kuçedra, me specie nazizmi!
Për të botës popuj fole Ti, s’pate fare frikë;
Sa herë zërin ngrite, përmbi ‘i’ vure pikë!
Koha kurrë s’ta rrëzojë, fjalën, as mendjen;
Se mbushur dashuri, për liri, pate zemrën!
Qerpiku s’t’u dridhë kurrë, hasmin e pe në sy;
Rrokulliset historia, n’zbrazëti vlerash, pa Ty!
Si metastaza kanceri, kapluar jeta prej partish;
Liderët e tyre s’do t’i bëjë as çobanë dhish!
Mbi dy dekada, popullgjori, porsi kali në lëmë;
Se me gënjeshtra plot, parti buçet e kanë dend’.
Mendjemarrë, i trullosur, në skamje mbingop’!
Edhe era më e lehtë, t’mjerin e shemb për tokë!
Ah Enver! Si s’na pyete, bre, kur Ti na ike,
N’vetmi mbetëm, me njerkë, që asaj dite?!
Si kur han ujku mzorë, për ne s’ka mëshirë;
Lëmosha që na japin, veç kocka për t’lëpirë!
Vjen i huaji, me ne tallet, mëngjesit, në darkë;
Keq u përmbytën, për shpëtim, s’kemi ‘varkë’!
Mirë na e bëjnë, me votat tona e rrëzuam veten;
Sa dhe tash, për karrige pushtash, vrasim veten!
Sa ishe Ti, o kryeburrë, Shqipëria pati zot;
Ishe e kohës frymë, e ushqeve lirinë në botë!
Ti u ngjite si shqiponjë, në majamalin e lavdisë;
Andej, Jotja dritëmendje, udhën ndrin shqiptarisë!
Shpata Jote kurrë s’u lakua, s’iu thye tehu;
Në prush betejash u kalit, aty veten e mprehu!
Në dorën Tënde shpatë e kohës, çau errësirën;
Si askush, për Tëndin komb, bëre mrekullirën!
Sa shumë tutën, Ty ta kanë dhe sot, Enver;
Para Teje turpërohen, fundërrinat e pavlerë!
Se Diellin në mendje pate, Ti, na e le dritën;
Hiena, çakej, Ty sa t’kujtojnë, ato fëlliqen!
Me popullin gju më gju, koha Ty të ka parë;
Realitet, ç’ia bërë ëndrrat, me atë i pandarë!
Zuzarët i godite, s’i le shushunjat t’pinin gjak;
Për të gjitha paudhësitë, për popull more hak!
S’është përrallë, as gojëdhënë, Ti n’beteja fitimtar;
Ty lavdia pas të ndoqi, përherë me Ty e pandarë!
Zgjove Kombin, mendjen ia ndrite si kurrë më parë;
Në ‘Galaktikën’ e shqiptarit, i shqiptarisë, Ti, fanar!
Me botën ç’do të ndodhte, veç Ti e parandjeve;
Njerëzimit i tregove, kurrë atë nuk e zhgënjeve!
‘Xhandarin’ ndërkombëtar, me gisht e tregove;
Botës liridashëse, në dishepull, Ti iu shndërrove!
Vite, shekuj kapërceve, kohërat i pave larg;
Vlerat, urtësia, të ndiqnin gjithkund, varg.
Të gjurmojë kudo lavdia, dorën për ta dhënë;
N’qiej motesh emri Yt, ditën diell, natën hënë!
Lëmshmbledhura reshtëllungat, nxijnë qiellin;
Dritën s’ta shuajnë Ty, ishe, je, krah me Diellin!
Peshërëndë mendja Jote, s’mundi koha ta peshojë!
Sa herë Bota në udhëkryq, sytë, asaj t’i lëshojë!
Kohët kanë zënë radhë, veç për Ty, o Enver;
Ndodhur s’pati kurrë, se mbetur kanë pa vlerë!
Krenar, me Ty Kombi, të mbolli ai në zemër;
Vetëtimë në qiej motesh, terrinçan, i Yti emër!
Ethet botën zënë, po këndellet nazi-fashizmi;
Që nga gjëma të shpëtohet, duhet socializmi!
Që askush të mos guxojë, lirinë kujt t’ia cenojë;
Duhej gjallë të ishe Ti, kuçedra t’mos kafshojë!
Për ty, Enver, n’rreze vargjet m’i kthen Dielli;
Për ty, Enver, më të bukurat lule i çel prilli!
Për Ty, Enver, lis më lis, ç’këndon bilbili;
Për Ty, Enver, ylberet n’valle, me rreze dielli!
Për Ty, Enver, ç’më derdhet shpirti në poezi;
Për Ty, Enver, s’më plaket vargu, gjithnjë i ri!
Për Ty, Enver, këndojnë zemrat përherë lavdi;
Për Ty, Enver, krenar Atdheu, kjo shqiptari!
Për Ty, Enver, kombi ynë kohësh mburret;
Për Ty, Enver, kurrë Shqipëria s’do të skuqet!
Për Ty, Enver, flet shqiptaria me zë prej burri;
Për Ty, Enver, më thellë lavdia, rrënjët i nguli!
Për Ty, Enver, pranverat çelin e bleron jeta;
Për Ty, Enver, kurrë kombi s’bie në tatëpjeta!
Për Ty, Enver, s’do t’qajë kombi, do t’këndojë;
Për Ty, Enver, ‘diell’i zemrës, s’do t’perëndojë!
Për Ty, Enver, sa herë ne do t’na marrë malli;
Diell agimesh, t’shohim Ty, mbi kreshta mali!
Për Ty, Enver, sa herë rraca jonë të ndiejë ‘uri’;
Ty, t’thërret ajo e, Ti asaj, prapë i vjen me lavdi!
Për Ty, Enver, frymojmë shqip, siç na deshe;
Jemi shkëmb i kësaj toke, s’jemi copa lecke!
Për Ty, Enver, me gjak tonë, kalanë mbrojmë;
Rrace, ne pa dalë fare, ligësisë s’ia lëshojmë!
Për Ty, Enver, idealin e mbroj tërë jetën;
Dritën na e dhe, për ta njohur të vërtetën!
Të na mbytin, Enver, s’do t’i lëmë ferrat;
Se shtet s’bëjnë kurrë, çakejtë, as derrat.
Për Ty, Enver, vargjet, kohëve ua falë;
E ato, flakë mbi re, asgjë dritën s’ua ndalë!
Flakërimë e vargjeve, netët kall, n’zjarr i djeg;
Për Ty dashuria, vargjedritë, shteg më shteg!
E kanë kohët nga një ‘huq’ ato, përherë;
Mos kujto se me Ty, u zemëruan, o Enver!
Se Ti kohës ia dhe dritën, mendjen Tënde;
Atdhe, Komb e Liri, si tik-tak i një zemre!
Në dorë, djalli kohërat kur i merr, i çorodit;
Njeriu, njeriut, t’ia nxjerrë po dashka, sytë!
Bjerret shpirtnjerëzori, ngelet pa pikë vlerë;
Ç’vret e nxin kohëdjalli, se Ti s’je, o Enver!
E tmerron kohëkuçedrën, heroizmi e lavdia;
Gjurmë mbi dhè, s’don t’u shohë kund, lubia!
T’thellat gjurmëlëna zemrave, nuk shlyen dot;
Rrojnë ato, sa t’ketë komb, sa të jetë kjo tokë!
Ndaj, Ty Enver, e Kombit zemër të ka Diell;
Andej na ndrin Ti, sa të ketë ujë, tokë e qiell!
Me bërllogje mbushur koha, ndotur historia;
S’mund të rrojnë në një vend, turpi e lavdia!
Me Ty n’zemër, Enver, ia mbyll kuçkës gojën;
Falë Tëndes dritë, ligësisë do t’ia nxjerr bojën!
Lindin, rriten në këto troje, kreshnikë e shqipe;
Rron Enver Legjenda, lëshon për ne rreze drite!
Kohët kam shaluar, n’mugëtira, larg vrapuar;
Historinë me vete mora, një si Ti, për ta zbuluar.
Që nga, e kohëlashtës ‘fëmijëri’ e deri më sot;
Fletëve të historisë, s’gjeta kund, si Ty, në botë!
Në daç nga nuri, urtësia, mendja, zemra, trimëria;
Para kolos Enverit, binte n’gjunj vetë ‘Perëndia’!
Bota çarmatosej para Tij, as se si s’e përballonte;
Se, t’vërteta, liri, vlera, popujt mbarë, Ai mbronte!
Ndaj sot, këtij gjenjali, plakëbota i hedh baltë;
Ndryshe historia, Enverin e gdhend me daltë!
Me ‘lot’ reptili qajnë, kryemalin s’e rrëzojnë;
Rritet, rritet viganmali, andej shqipet fluturojnë!
Kuçedra s’po fle gjumë, se Kombi s’të harron;
Se prapë, pas kaq vitesh, në sondazhe Ti fiton?!
Të kokës qime kapitali, si iriqi i ngre përpjetë;
Se para Tij ligësia, porsi krapi, i binte n’rrjetë?!
Ishe burrë mendjehollë, më brilanti i politikës;
Ti, bir i urtësisë, t’priste mendja si tehu i thikës!
N’diplomaci, t’hollat ‘lojëra’, kurrë s’u zure ‘mat’;
Largpamës përtej shekujsh, largësitë ç’i sillje ngatë!
Sa ishe Ti zot shtëpie, kush kufijtë s’t’i diskutojë;
Kush desh t’na kafshojë, n’lëkurë t’vet e provoi!
Se amanet i të parëve, peshërëndë sa krejt Toka;
Parimet kurrë s’i shkeli, dhe pse sulur, tërë Bota!
Kush ndonjëherë si Ai, mbrojti Kombin e nderin?
Asush si Ai, s’u ndesh me bisha, s’e mundi terrin!
Si Ai s’guxoi kush, t’flasë për Komb e dhè të vet;
Sa Ai, s’i ra kuçedrës kush e si Ai, s’i shoi rruftë!
Krenar i përulet Kombi, jetëveprës së Atij burri;
Përulen para Tij, kryelartat male, me palcë guri!
Historia, në ar, e skalite lanë, majaemrin ‘Enver’;
Njerëzimi liridashës, frymë kohësh t’ka përherë!
Si lumë vargjet, për Ty m’burojnë, nuk shterojnë;
Sa herë pranverat vinë, mal me lule, të mbulojnë!
Ti, o forcëdhënës, s’na lë të biem në dëshpërim;
Ashtu siç deshe Ti, sot tonat troje, duan ‘Bashkim’!
Thirri mendjes, o popull, bollherë u mashtrove;
Sa herë Diellin mohove, mbi kurriz e provove!
Lodhur kohët me mashtrime, bota në sëkëlldi;
Sytë nga Diell ‘Enveri’, me nder rroni, me lavdi!
Pranverash, sa herë tokës gufon e jetës vlagë;
Ndiejnë për Ty, stinët, motet, sa shumë mall!
Ti na ngrite n’lartësi, në madhështi klasë i parë;
Ishe, je, mit-legjendë, je ylli në t’Kombit ballë!
Pranverash rilind jeta, gazi, shpresa mbretëron;
Me Ty yllflamur, o Enver, lart shqipja fluturon!
Sa herë dallga dhèut derdhet, me zhurmë e poterë;
Mbi dallgë ngrihesh Ti, e mund vdekjen, o Enver!
Në rrahje t’palës së flamurit, Ti, yll i lavdisë;
Ti, me shkabën e flamurit, vlerë e krenarisë!
Ju, moteve, shekujve shpaloseni, veç fitimtarë;
Krenarë, Atdheu e Kombi, me Ty, o legjendar!
Sa shumë kombi, të detyrohet, o kryefitimtar;
S’bëzan para Teje historia, me Ty ajo, faqelarë!
Të falet për jetë Kombi Ty, t’ruan në pavdekësi;
Atje rron e rritesh Ti, sa të rrojë, kjo Shqipëri!
Tiranë, 11. 4. 2018