Në çdo evenimet dhe turne nderkombëtar, europian dhe botëror të sportit të xhudos, ku kanë garuar vajzat shqiptare të Kosovës, ato i kanë dhuruar asaj medalje, krenari dhe lavdi duke ngritur lart prestigjin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke sfiduar dhe lëne prapa edhe shumë vënde

Skënder S.Kapiti: Xhudistet e Kosovës janë sot krenaria më e madhe kombëtare me të cilat krenohemi

Në çdo evenimet dhe turne nderkombëtar, europian dhe botëror të sportit të xhudos, ku kanë garuar vajzat shqiptare të Kosovës, ato i kanë  dhuruar  asaj medalje, krenari dhe lavdi duke ngritur lart prestigjin dhe imazhin e shqiptarëve dhe të shtetit të Kosovës, duke sfiduar dhe lëne prapa edhe shumë vënde e shtete të fuqishme, superfuqi botërore në këtë sport.

Shpirti i lartë kombëtar, karakteri heroik dhe luftarak, dinjiteti dhe personaliteti i larte i vajzave kosovare e ka ngritur lart, në zenit  imazhin dhe prestigjin jo vetëm sportiv ,por edhe diplomatik, politik, kombëtar dhe shtetëror të Kosovës, e shtetit të ri shqiptar të Kosovës legjendare.

Me medaljet e arta të tyre të fituara në këto gara të mëdha ndërkombëtare sportive, ato shndritën si yje dhe e shkruajtën me arë edhe historinë e Kosovës, duke i dhënë Shtetit të Kosovës statusin ndërkombëtar të superfuqisë në sportin e xhudos në unionin global të botës më të madhe,të asaj sportive.

Atë të cilën nuk arrijnë dhe nuk janë në gjëndje për ta bërë politika e pushtetit të sotëm si të Shqipërisë dhe të Kosovës, por që janë të aftë për të bërë të këqija kombëtare duke e mbajtur Shqipërinë dhe Kosovën si kampione të varfërisë, të papunësisë, të padrejtësisë, të eksodit,të drogës, të korrupsionit,mosintegrimit dhe të bllokimit të prosperitetit, krejt ndryshe bëjnë dhe kontribuojnë sportistet kosovare të cilat me dinjitet përfaqësuan Kosovën edhe në “Grand Prix Antalya 2018”  duke i dhuruar Kosovës vëndin e pare me tre medalje të arta dhe një të argjendë.

Atë të cilën  nuk janë në gjëndje që ta bëjnë qeveritë e dy shteteve shqiptare për njohjen prej shteteve të cilat deri më sot nuk e kanë njohur Kosovën, këtë po e bëjnë xhudistet kosovare që shumë nga ato shtete të fuqishme botërore të cilat nuk e njohin akoma Shtetin e Kosovës si p.sh. Rusinë ,Brazilin etj., i kanë detyruar këto shtete që t’i njohin dhe t’i respektojnë simbolet e shtetit të Kosovës, himnin dhe flamurin e saj edhe në shtetet e tyre madje; shumë prej sportisteve të atyre shteteve kanë marrë ndëshkim dhe humbje në përballjet sportive me heroinat e Kosovës.

Urime, respekt  dhe mirënjohje për këto vajza heroina.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …