Riza Ibra kishte ardhur nga perëndimi për tu bërë pjestarë i UÇK-së, nga lufta mori plagët për të mbetur invalid. Pas lufte bëri jetë të mundimshme për të siguruar ekzistencën e familjes. Ai nga gushti i vitit 2016 vazhdon të jetë në gjendje kome në spitalin e Prishtinës.
“Kur rrekeni të përfitoni, ju s’jeni gjë tjetër veç një rrënjë që tokës i është qepur, gjirin për t’ia thithur” thotë mendimtari Gibran, thënie kjo që i adresohet shoqërisë e që lidhet me fatin e një ish ushtari të UÇK-së të plagosur në bjeshkët e Junikut, Riza Ibra, i cili me vështirësi mbante familjen (bashkëshorten me dy djem) duke punuar tokën e huaj. Personazhi nga gushti i vitit 2016 gjendet në komë në QKUK. Ribotimi i artikujve që kanë personazh Riza Ibrën (Takalukun) e të botuara me 29 qershor, 2009, pastaj 5 shtator 2011 dhe e fundit në vitin 2013, kanë një porosi e mbase edhe adresën e qartë e që lidhen me thënien në fillimin të këtij shkrimi.
Në prill të vitit 1998 nga perëndimi hyra në Kosovë për t’iu bashkuar vullnetarëve të tjerë në luftë për liri. Gjatë betejave anekënd Kosovës mora edhe një plagë nga plumbat e pushtuesit, nis rrëfimin e tij Riza Ibra (Takaluki). Ai thotë se para 6 viteve ka filluar të rrafshoj dhe përgatit për të mbjellura afërinën e lumit, tokën në mes bedenave, nga e cila tani siguron jetën për familjen 4 anëtarëshe. Z.Ibra thotë se këtë vit në këtë hapësirë afër 1 hektar ka mbjellur shumë kultura bujqësore si fasule, bizele, speca, domate, tranguj, karrota, qepë, kungullesha etj. Të gjitha këto të mbjellura janë në gjendje shumë të mirë de siç po shihet do të kem bereqet të mirë sivjet. Duke iu referuar mjeteve të punës me të cilat e punon tokën, thotë se krejt në mënyrë primitive e punon pasi nuk ka asnjë pajisje motorike, por që shpreson se gradualisht nga puna e vet do të arrij nga pak të ndajë për pajisjet e domosdoshme për bujqësi. Me këtë profesion nuk jam marrur më parë, nuk e kam nga dëshira, por nevoja për të jetuar nga puna e djersa ime. Do të dëshiroja që edhe për mua të kishte ndonjë vend pune adekuat, por prita gjer më tani kot dhe kjo djerrinë këtu buzë lumit është shpresa dhe buka ime, thotë z.Ibra.
Ndërtova këtë kasolle me drunjë këtu të mbuluar me folie nga arsyeja që të kem një strehë për të pushuar dhe për t’u mbrojtur nga shirat. Çdo ditë për të ardhur këtu nga shtëpia në qytet bëjë mbi 10 kilometra rrugë në këmbë dhe kasollen e kam shpëtim, thotë z.Ibra. Shpesh më vizitojnë shokët dhe miqtë këtu dhe vërtet unë mendoj edhe për shëndetin tim jeta më e mirë është në natyrë pranë këtyre bereqeteve e lumit, sesa në kafehane të qytetit. Në vazhdim z.Ibra thotë se vitin e ardhshëm planifikon që në këto hapësira të vendos sera të mëdha nga ku edhe fitimi do të ishte më i madh, pasi bereqeti bëhet më herët dhe japin më shumë fryte në sera sesa në natyrë. “ Shpresoj të fitoj nga puna ime me të mbjellurat e sivjetme. Të gjitha bereqetet janë në gjendje shumë të mirë nëse ka edhe shitje të mirë do të më krijohen kushtet që të investoj pak në ngritje të serave dhe makinën bujqësore aq të domosdoshme për këtë punë “ përfundon z.Ibra.
Bujqësia zgjedhja e imponuar për familjen Ibra
Është viti i gjashtë nga ku kam filluar të punojë me bujqësi duke marrur parcela toke në shfrytëzim, të cilat i punoj dhe kultivoj perimet ku siguroj të ardhurat për familjet, shprehet ish ushtari i UÇK-së i plagosuri në bjeshkët e Junikut në Josiq, Riza Ibra. Ai thotë që sivjet ka pasur të mbjellura 2.5 hektar me perime dhe se është i kënaqur me rendimentin. “Kam pasur 1 hektar tokë të mbjelluara me qep nga ku kam siguruar 32 mijë kg për treg, pastaj 30 ari me domate ku nga 3300 bimët e mbjellura kam siguruar 56100 kg domate pastaj 10 tonë vidima(kungull misiri) e artikuj tjerë si fasulja, karrota etj” thot Riza. Ai thotë të jetë i kënaqur me rendimentet e nxjerra për këtë vitë përkundër punës që bënë ende jo me mekanizëm përkatës, shumicën në mënyrë manuale. Sipas tij, plasmani në treg i prodhimeve bujqësore aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit bujqësor aktualisht nuk është i favorshëm por që prodhuesit shpresojnë që me kalimin e kohës dhe afrimin e vjeshtës e dimrit do të kem oferta më serioze në treg dhe çmimi që shpaguan mundin e investimin. “Aktualisht çmimi për një kg çep është në treg 20 cent, domate 30 cent,vidima 30 cent, gjersa fasulja arrin tek 1.5 euro për kg.” thotë Ibra. Si prodhim eksperimental Riza këtë vit ka mbjellur një kungull misri të farës Holandeze i cili ka arritur që një i tillë të arrin në 70 gjer 80 kg. Unë duke u marrur me bujqësi siguroj ekzistencën për familjen time katër antarëshe “E rëndë është kjo punë por nga bujqësia si unë jetohet sa mos me ia shtrirë dorën dikujt dhe për këtë fakt jam i lumtur se po jetoj nga puna ime” thotëRiza. Ai ka dëshirë dhe gatishmëri për tu punësuar diku por që nuk po ka rast . “Si ushtarë i UÇK-së kam shërbyer nga 15 prilli i vitit ’98 nëpër të gjitha zonat së Pashtrikë, Shalë e Drenicë ku edhe jamë plagosur por ja që ende jam i pa punë dhe po merrem me bujqësi” shprehet Ibra.
Ish ushtari i UÇK-së Riza Ibra (Takaluku) për dy muaj rresht ka vizituar 31 fshatrat e Shalës, nga të cilat 15 sish tërësisht të boshatisura nga banorët, që përmes fotove artistike të paraqet emocionet e tija nga ky realitet i dhimbshem. Për tre ditë rresht në Qendrën e Kulturës Hasan Prishtina, ekspozita e 121 fotove nga këto fshatra ka qenë e vizituar nga afërisht 1500 qytetarë. Të gjitha fotot pasqyrojnë përveç të tashmes sonë edhe të kaluarën, gjegjësisht vlerën e trashëgimisë kulturore si fotot e kullës së Isa Boletinit, kulla në shkatërrim e Sherif Tërstenës, oda e shkatërruar e Ukshin Kovaçicës dhe themelet e shtëpisë së Ahmet Selacit. Gjithashtu në foto paraqitet edhe Mulliri në bjeshkët e Shalës, nga i cili gjatë luftës ishte shpresa për jetë e mijëra banorëve dhe pjesëtarëve të UÇK-së. Autori përmes fotografisë artistike ka dashur të tregoj edhe brengën shpirtërore të tij nga braktisja e banorëve dhe mbetja e shtëpive e odave të cilat i mbulojnë therrat. Ndryshe ekspozita e këtyre fotografive e cila ka porosinë e autorit “E dua një Shalë plot gjallëri” ka zgjuar kërshërinë e shumë vizitorëve vushtrrias por edhe të komunave përreth. Veprimtari kombëtar Ali Jonuzi pas vizitës së kësaj ekspozite theksoi: “ Autori në këtë ekspozitë po e prezenton trashëgiminë tonë të lashtë. Po ua prezenton gjeneratave të reja lashtësinë tonë shqiptare ” tha Jonuzi. Shkrimtari Bedri Tahiri ekspozitën e fotografive e vlerëson si të veçantë. “ Dhuntia është specifike, atë nuk e ka çdokush. Këto foto janë me porosi të qarta. Ato bartin historinë tonë nëpër shekuj ” tha Tahiri. Mendim suplementar për ekspozitën dha edhe veprimtari Idriz Asllani. Vet autori Riza Ibra thotë që të ketë punuar në terren plot dy muaj duke i shkelur me këmbë të gjitha fshatrat e Shalës për të fotografuar, gjersa për realizim të këtij projekti thotë t’i kenë ndihmuar miqtë dhe bashkëveprimtarët. “Mendoj që ekspozita ka arritur qëllimin tim, pasi është vizituar nga një numër i madh i qytetarëve dhe veçanërisht intelektualëve e veprimtarëve. Shpresoj që ta hap ekspozitën edhe në komunën e Mitrovicës”.