Vuçiq

Aleksandar Vuçiq: Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes në Bruksel, jo sipas ligjeve të Kosovës

Deklarata e zëdhënëses së BE-së, Maja Kocijançiq e cila tha se Asociacioni duhet të formohet sipas ligjeve të Kosovës, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Pas Marko Gjuriqit, ka reaguar edhe kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se Asociacioni duhet të formohet sipas marrëveshjes në Bruksel, duke kritikuar ashpër BE-në. “Le të na tregojë BE-ja se ku thotë në marrëveshje që duhet të formohet sipas ligjeve në Kosovë”, tha Vuçiq. Madje, ai thotë se e di përmendsh marrëveshjen e Brukselit, duke theksuar se nuk ka ndonjë tekst të tillë. Unë dua që të na tregojnë se ku thotë në marrëveshje ashtu, sepse unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit, ju e keni edhe në faqen e qeverisë”, tha presidenti serb në RTS. Vuçiq tha se me këtë rast u dëshmua edhe një herë se sa të vështira janë bisedimet me Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …