Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës, në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka zhvilluar një aksion kontrolli/bastisje në Zubin Potok, në katër lokacione nën dyshimin se janë kryer veprimtari të kundërligjshme. Sipas ATK-së, aksioni është zhvilluar me sukses dhe pa ndonjë problem, ku në mbështetje të zyrtarëve të DHTI-së kanë qenë Policia e Kosovës, përkatësisht nga Njësia Speciale dhe është zhvilluar me autorizim të prokurorit. Sipas informacioneve të para nga tereni, janë gjetur disa dëshmi se personat dhe subjektet e caktuara, janë marrë me veprimtari të kundërligjshme – lëshimin e faturave fiktive. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar prova materiale, si USB dhe dokumentacion tjetër që dëshmojnë shmangie tatimore, vlera e faturave fiktive të lëshuara dyshohet të jetë mbi 4 milionë euro”, thuhet në njoftimin e ATK-së. Në fund, Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t’iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.
Kontrolloni gjithashtu
Behxhet Sh. Shala-Bajgora: Vetëvendosja, nuk do të arrijë më shumë se 30% të votave në zgjedhjet e ardhshme
Analisti dhe veprimtari, Behxhet Sh. Shala-Bajgora ofron një analizë të ashpër dhe kritike mbi gjendjen …