Topalli: LDK dhe Vetëvendosje po i mundësojnë funksionimin qeverisë, nuk kanë projekte opozitare për të kushtëzuar atë

Grupi i Deputetëve të Pavarur rivalizon Lëvizjen Vetëvendosje rreth Ligjit për referendum

Grupi i Deputetëve të Pavarur është treguar më i shpejt se Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me nismën legjislative rreth Ligjit për referendum. Deputeti i këtij grupi parlamentar, Faton Topalli, ka treguar sot se ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës këtë nismë. Ai në rrjetin social ka shkruar se një projektligj i tillë është një mundësi e re e sovranit për vendimmarrje të drejtpërdrejtë.

“Me mbështetjen e 11 deputetëve të tjerë të Grupit të Deputetëve të Pavarur, sot kemi proceduar Nismën Legjislative: ‘Projektligji për Referendum’. Me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës. Ligji rregullon shpalljen dhe zbatimin e referendumeve, dhe përcaktohen tre llojet e referendumeve: shfuqizuese, kushtetuese, dhe konsultative. Përmes këtij projektligji vendosen praktika të vendeve të rajonit si dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Si deputet, dhe si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji pas kalimit të tij në parim në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Topalli.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato

Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …