Hoqi dorë nga triska e veteranit, sepse nuk pranon të jetë i barabartë me punëtorë të UDB-së

Luftëtari i lirisë dhe veterani i UÇK-së, Bekë Osmonaj, nga fshati Isniq i komunës së Deçanit, ia ka vënë flakën certifikatës së veteranit të luftës, lëshuar nga Komisionin Qeveritar. Ai ka publikura një video ku  ka treguar arsyen se pse po e bën këtë veprim. “Nuk jam veteran, sepse nuk pranoj dhe nuk mundem që të jem i barabartë me punëtorë të UDB-së, me kriminelë dhe me dezertorë të luftës”, ka shkruar Bekë Osmonaj. Ai ka postuar edhe një video, ku shihet duke ia vënë flakën certifikatën e veteranit të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …