U mbajt Akademia përkujtimore – Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”...

U mbajt Akademia përkujtimore – Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”…

Nën përkujdesjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj sot u mbajt akademia përkujtimore – Dita e dëshmorëve të Brigadës 138 “Agim Ramadani”- Dita e rënies së heroit Agim Ramadani, në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Shqipes 2018”. “Sinonimi, unifikimi i tyre, gjendet në emrat që janë këtu dhe që nuk janë të vetmit”, kështu tha kryeministri Haradinaj, në hyrje të fjalës së tij duke kujtuar heronjtë, Agim Ramadanin, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj e shumë të tjerë dhe duke shtuar se krenaria jonë e nderimit për të rënët për liri gjendet kudo, në shumë ngjarje dhe shumë beteja, por na bënë nder se sa unike dhe se sa e veçantë është në Koshare. “Janë luftëtarët më të zotë shqiptarë, të të gjitha trojeve shqiptare, por edhe të huaj që janë dëshmorë. Ka njerëz që kanë pasur shërbim të gjatë jetësor në shërbim të atdheut”, është shprehur kryeministri Haradinaj, duke theksuar faktin se këta njerëz kanë kaluar edhe nëpër burgje, persekutimet dhe përndjekje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …