Aleanca Kosovare e Biznesve, kanë reaguar lidhur me mos trajtimin e barabartë të Kosovës nga ana e CEFTA-s dhe për mos lejimin e lirë të mallrave me origjinë shtazore nëpër Serbi me destinacion të fundit Kosovën. Burim Piraj, nënkryetari Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se Kosova vazhdon të mos trajtohet e barabartë nga Marrëveshja e Evropës Qendrore për Tregti të Lirë apo CEFTA-s edhe përkundër asaj se tash disa vjet është anëtare e saj dhe vazhdon të trajtohet si UNMIK. Sipas tij po ashtu shqetësim mbetet edhe mos lejimi I aqrkullimit të lirë të mallrave me origjinë shtazore transit nëpër shtetin fqinjë Serbinë me destinacion të fundit Kosovën. “Këto janë probleme të natyrës politike që kanë ndikim të drejpërdrejt në ekonominë e vendit tonë dhe të cilat duhet që të eliminohen sa më shpejt”, tha nënkryetari i AKB-së Burim Piraj.
Ai tregoi se për këto dy shqetësime kanë adresuar edhe dy shkresa tek institucionet kryesore të shtetit për veprime sa më të shpejta me qëllim të zgjidhjes së tyre. Për trajtim jo të barabartë të Republikës së Kosovës në CEFTA, Skender Krasniqi, nënkryetar i AKB-së, tregoi edhe për përmbajtjen e dy shkresave dërguar zyrtarëve të institucioneve të Kosovës, për kryeministrin Isa Mustafa, përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë Samuel Zhbogar, ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hikmete Bajrami, ministrin e Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci. Ai tregoi se Aleanca Kosovare e Biznesit, si shoqatë e biznesit në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë e ka anëtarin tonë i cili është i deleguar nga Bordi i AKB-së në lidhje me bashkëpunimin e institucioneve të shtetit tonë me ato të CEFT-së. Gjatë këtyre takimeve AKB ka vërejtur se kemi një trajtim të pa barabartë të Republikës së Kosovës nga organet e CEFTA-së . Ai tregoi edhe arsyet: CEFTA edhe më tej në ueb faqen e vetë Republikën e Kosovës e trajton si UNMIK(së bashku me këtë letër po ju bashkëngjisim dhe pamjet e ueb faqes në fjalë). Në takimet e CEFTA-së, përkrah simboleve shtetërore të vendeve të tjera nuk vendosen simbolet e vendit tonë. Nga dhjetëra takime të organizuara gjatë këtyre viteve nga kjo organizatë, në vendit tonë është organizuar një takim i vetëm.
“Ju lutemi që të përdorni autoritetin tuaj që këto gjëra të korrigjohen ose të rishikohet pozita e Kosovës në këtë marrëveshje të tregtisë së lirë”, tha nënkryetari I AKB-së Skender Krasniqi. Ndërsa shkresa tjetër për mos lejimin e qarkullimit të lirë të mallrave me origjinë shtazore transit nëpër Serbi me destinacion të fundit Kosovën, i është dërguar kryeministrit, ministres së MTI-së, ministrit të MZHE-së, dhe ministres së Protfoloti Edita Tahirit.Nënkryetari I AKB-së, tregoi edhe përmbajtjen e shkresës, ku edhe përkundër se në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë janë nënshkruar marrëveshje për qarkullim të lirë të mallrave dhe njerëzve edhe pse vendi jonë është anëtar i barabartë në CEFT-ta, vendi fqinj Serbia vazhdon të mos respektoj këto dy marrëveshje dhe të mos lejoj kalimin transit të mallrave me origjinë shtazore nga Evropa për në Kosovë. Qeveria e Serbisë vazhdon ta konsideron Republikën e Kosovës si territor të vetin dhe për të lejuar transitin, firmave Kosovare ju kërkon që të aplikojnë në ministritë apo institucionet e Serbisë që të ju miratohet kontingjenti. Kjo me qëllim të dëmtimit sa më të madh të Republikës së Kosovës. “Ne si AKB, mendojmë se kjo gjë është e pa pranueshme dhe e pa tolerueshme duke e marrë parasysh së kjo është duke e demtuar ne masë të madhe Biznesin e Kosovës dhe Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran”, tha Krasniqi. Si pasojë e kësaj, ju njoftojmë se edhe sot e kësaj dite kamionët me mall të origjinës shtazore po detyrohen të përdorin rrugë alternative. Ata ose vijnë në Kosovë nga Rumunia , Bullgaria, Maqedonia ose