John Bolton, këshilltari i kryetarit Donald Trump për Siguri Kombëtare, ka kërkuar shkarkimin e Ylli Bajraktarit, zyrtar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë i cili ka punuar si asistent i Zëvendës-sekretarit të Mbrojtjes gjatë Administratës së Obamas dhe ka qenë i afërt me z McMaster, ish-Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së. Por, në mbrojtje atij i dalë Shefi i Stafit të presidentit Trump, John Kelly, i cili i ka rezistuar kërkesës së Boltonit për shkarkimin e Bajraktarit. Konservatorët kanë akuzuar Bajraktarin se ka rrjedhë në publik tregimin se Trumpi kishte injoruar udhëzimet për të mos e uruar presidentin rus, Vladimir Putin, në fitoren e tij në zgjedhjet e fundit. Bolton njihet si njeri i prirë për luftë e mes tjerash ishte edhe kundërshtar i pavarësisë së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …