leoni

DASH: Marrëveshja e Demarkacionit respekton vijën kufitare të vitit 1974

Departamenti amerikan i Shtetit
ka kryer një hetim mbi çështjen e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, por ka
arritur në përfundimin se Marrëveshja e 26 gushtit, e nënshkruar nga ministrat
e Punëve të Jashtme, Igor Lukshiq dhe Hashim Thaçi, nuk cenon territorin e
Kosovës. Në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë,
thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit në bazë të analizës së hartave, vlerëson
se është respektuar kufiri i përcaktuar qysh në vitin 1974. “
Pas një rishikimi të hartave të
vitit 1940 e deri më tani, përfshirë edhe ato që janë përdorur nga Komisioni
për përcaktimin e kufirit, Departamenti Amerikan i Shtetit ka përcaktuar se
vija e përcaktuar së voni përputhet ngushtë me kufirin e definuar në Kushtetutën
e vitit 1974. Kufijtë që ne i kemi përshkruar që nga viti 2008, përputhen
detajisht me kufirin e propozuar në vitin 2015”, thuhet në letrën e
Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …