Komiteti për Politikë dhe Financa në Han të Elezit mbanë mbledhjen e dytë të rregullt për vitin 2018, ku u shqyrtuan disa pika te rendit të ditës.
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
- Shqyrtimi i raportit financiar për periudhën Janar-Mars 2018.
- Shqyrtimi i informatës mbi ndarjen e bursave.
- Shyrtimi i informatës për raportin tremujorë të N.P.L.”Pastrimi” sh.a.
- Shyrtimi i informatës për raportin e performancës të komunës për vitin 2017.
Me punën e KPF-së udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava, ndërsa në emër të ekzekutivit ishin prezent Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Drejtorët e drejtorive përkatëse të Komunës së Hanit të Elezit.
Anëtarët e KPF-së pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës me disa rekomandime vendosën që të njëjtat të përcillen për miratim në seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës.