Zukorliq: Sanxhakut t’i pranohen atributet që i përkasin nga historia, kultura, gjeografia, ekonomia

Myftiu i Sanxhakut,  Muamer Zukorliq, duke folur për gaztën “Pobjeda” të Podgoricës ka deklaruar se  boshnjakët e Sanxhakut nuk duan që autonominë rajonale ta realizojnë duke rrezikuar Serbinë ose Malin e Zi. Është e domosdoshme që të pranohet fakti se Mali i Zi është i shtet i pavarur, dhe se, parimi i tij për Sanxhakun si rajon dhe tërësi e pandashme nuk e zvogëlon shtetësinë e tij. Zukorliq  kërkon që Sanxhakut t’i pranohen atributet që i përkasin nga historia, kultura, gjeografia dhe ekonomia.

“Sanxhaku është rajon gjeografik me veçanti shumë të theksuara dhe si i tillë ia ka dalë, megjithatë, të mbijetojë të gjitha sfidat edhe pse gjatë disa decenieve të fundit ka qenë i fshirë nga hartat gjeografike e gjeopolitike. Por, marrë parasysh ambiciet e integrimeve europiane të Malit të Zi dhe të Serbisë, perspektivat zhvillimore të Sanxhakut janë të pakontestueshme dhe krejtësisht të sigurta”, ka thënë Zukorliq.

 

Duke u përgjigjur në pyetjen se ku është me “konceptin e Sanxhakut” të tij Mali i Zi si shtet, ripërtëritjen e pavarësisë së të cilit e kishte kundërshtuar publikisht, ai është përgjigjur se parimisht nuk ka mundur dhe nuk mund të përkrahë cilindo projekt politik që copëton vendin në të cilin jeton populli i tij.

“Parim tjetër është që statusi i Sanxhakut të zgjidhet përmes dialogut që do të sjellë te marrëveshja, pa akte të njëanshme, ose mos o Zot, të tjera, mënyrave radikale të imponimit të zgjidhjeve të njëanshme. Parimi i tretë është se autonominë rajonale nuk dëshirojmë ta realizojmë me cenimin e sovranitetit dhe integritetit territorial as të Serbisë dhe as të Malit të Zi. Marrë parasysh qëndrimet mediale dhe përgjithësisht shoqërore që po formohen ndaj meje duke më paraqitur të rrezikshëm për shtetin janë të pa baza dhe përpjekje për frikësim qytetarëve të Malit të Zi”, ka thënë Zukorliq.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …