Murat Meha e Muzafer Çaka nga Agjencia Kadastrale të Kosovës po qëndrojnë për një vizitë në Kroaci

Murat Meha e Muzafer Çaka nga Agjencia Kadastrale të Kosovës po qëndrojnë për një vizitë në Kroaci

Një delegacion dy anëtarësh i Agjencisë Kadastrale të Kosovës i përbërë nga Kryeshefi Ekzekutiv Prof. Dr. Murat Meha dhe udhëheqësi i Zyrës për Koordinimin e Projekteve z. Muzafer Çaka ka qëndruar në një vizitë tre ditore në Zagreb të Kroacisë ku ka marrë pjesë në dy takime të ndryshme, respektivisht në takimin e Komitetit Drejtues të projektit regjional “IMPULS” i cili konsiston me harmonizimin e të dhënave gjeohapësinore të shteteve të Ballkanit Perëndimor me ato të shteteve anëtare të BE-së, dhe në Kongresin e VI mbi Kadastrën.

Sa i përket projektit IMPULS, në takimin e Komitetit Drejtues është vendosur dhe është nënshkruar për vazhdimin e projektit edhe për një vit, ndërsa qëllimi i projektit është harmonizimi i të dhënave hapësinore, avancimi i shpërndarjes së të dhënave gjeohapësinore mes institucioneve publike, krijimi i modeleve dhe marrëveshjeve për shkëmbimin e të dhënave si dhe krijimi i metadatave dhe ueb shërbimeve për të dhënat, të gjitha këto konform Direktivës Evropiane 2007/2 INSPIRE. Duhet cekur se të gjithë këto komponentë janë obliguese për secilin shtet anëtar të BE-së si dhe për shtete aspiruese për anëtarësim në BE, si që është Republika e Kosovës.

Në takim janë prezantuar projektet e ndërmarra nga AKK në këtë fushë, përfshi ueb shërbimet e krijuara, Gjeoportali shtetërorë, pozicionimi satelitor i Kosovës, avancimi i regjistrit të të drejtave pronësore kah arkitektura e orientuar në shërbime, ngritja e kualitetit të të dhënave e ngjashëm.

 Në takimin e dytë, Kongresi i VI për Kadastër, këtë vit i organizuar nga Shoqata Kroate e Gjeodetëve dhe me përkrahjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Gjeodetëve (FIG), morën pjesë Drejtorët e autoriteteve për kadastër në shtete e Ballkanit Perëndimorë përfshi Republikën e Kosovës. Në takim u prezantuar të arriturat e shteteve në avancimin e administrimit të tokës dhe kadastrës si dhe u identifikuan hapat se nga duhet të shkojë kadastra në të ardhmen, si një nga regjistrat më të rëndësishme që një shtet mirëmban duke e ditur ndikimin që kadastra ka në zhvillimin ekonomik të një shteti në përgjithësi dhe ngritjen e mirëqenies ekonomike të familjeve në veçanti. Në të dy këto takime delegacioni i AKK-së prezantoi të arriturat e saja në fushën e administrimit të tokës, mirëmbajtjen e kadastrës dhe regjistrave pronësorë, infrastrukturën e të dhënave hapësinore, fusha këto ku AKK ka shënuar rezultate të mëdha dhe në rrafsh me shtetet e zhvilluara evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …