Zhbogar kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Gorazhdec

Shefi i Zyrës së Bashkimit
Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar i është rikthyer incidentit të para disa
jave në Gorazhdec. Në një prononcim për një medium serb, përfaqësuesi evropian
në Prishtinë ka kërkuar që përgjegjësit e sulmit në Gorazhdec të gjenden dhe të
dënohen.Nuk e di se në çfarë faze
janë hetimet tani, mirëpo sa më shpejtë që do të zbulohen sulmuesit aq më mirë
do të jetë. Në këtë rast, hetimet duhet të jenë sa më të shpejta”, ka deklaruar
Zhbogar. Duhet të përkujtohet këtu se diplomatët e huaj në vendin tonë nuk kanë
të njëjtat reagime kur ndodhin sulme ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të
vendit. 16 vjet pas përfundimit të luftës, shqiptarët në veri privohen prej lëvizjes
së lirë dhe kthimit në shtëpitë e tyre. Ata sulmohen fizikisht e shpesh ndodh të
jenë cak i sulmeve të armatosura, por përfaqësitë diplomatike të akredituara në
vendin tonë asnjëherë nuk reagojnë, pavarësisht se sulmuesit serbë njihen me emër
e mbiemër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …