VV: Policët pengojnë dhe kërcënojnë aktivitetet e Lëvizjes në Ferizaj

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë mbajtur një tubim në Ferizaj, ku ka marrë pjesë edhe Hysen Durmishi. Në këtë tubim kanë marrë pjesë disa dhjetëra aktivistë, siç ndodh vazhdimisht në tubimet që Lëvizja i mban anekënd Kosovës nëpër fshatra e qytete. Por, ndryshe nga zakonisht, ky tubim është zhvilluar nën kërcënimin dhe presionin e paligjshëm nga ana e policisë. Policë të shumtë i kanë ndalur aktivistët të cilët kanë qenë duke shkuar në zyrën e Lëvizjes, në Ferizaj, dhe i kanë kërcënuar e i kanë ofenduar këta aktivistë. Policët i kanë thënë aktivistëve se ata i njohin se cilët janë, dhe se nuk duhet të shkojnë më në zyrë e nëpër tubime, pasi policia gjithnjë do t’i ndalojë njësoj. Përveç kësaj, policët i kanë ndalur aktivistët edhe kur kanë dalë prej zyrës, nëpër makinat e tyre apo edhe duke ecur në rrugë. Policët i kanë thënë aktivistëve se “s’keni më punë të shkoni nëpër zyra”. Një dhunë e tillë policore është e ngjashme me ato të diktaturave fashiste. Shteti duhet të ndalë dhunën policore ndaj opozitës. Qytetarët duhet të lihen të qetë dhe të lirë të angazhohen politikisht sipas të drejtave të tyre elementare politike e njerëzore. Një qeveri që bën të tilla veprime të ulëta, nuk do ta ketë të gjatë në pushtet. Aktivistët po përgatiten për demonstratat e 9 janarit, dhe qeveria nuk do të mund të na ndalë, as me polici e as me kërcënime. Zajednica nuk do të kalojë. Aktivistët do të lirohen. Demokracia e drejtësia do të kthehen edhe në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur rreth marrëdhënieve të tensionuara mes Vjosa Osmanit e Albin Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur lidhur me marrëdhëniet e  tensionuara mes presidentes …