leoni

TAKIM BASHKËPUNUES MES MINISTRIT PAL LEKAJ DHE NËNKRYETARIT TË KOMUNËS SË PRISHTINËS SELIM PACOLLI

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti në takim Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, me të cilin diskutuan për mundësinë e fillimit të një bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe atij lokal, pra bashkëpunimin që mund të ketë Ministria e Infrastrukturës me Komunën e Prishtinës. Nënkryetari Pacolli kërkoi nga Ministria e Infrastrukturës mbështetje financiare për projektet që mund të realizohen, nëse Ministria e Infrastrukturës shpreh gatishmërinë e saj për të ndarë një buxhet të arsyeshëm edhe për kryeqytetin. Me po të njëjtën përkrahje që Ministria e Infrastrukturës i ka dhënë edhe komunave tjera të vendit, Ministri Lekaj pohoi se Ministria e Infrastrukturës do t’u japë mundësinë e njëjtë të gjitha komunave, ashtu siç edhe mban përgjegjësi. Pra, duke deklaruar se edhe Prishtina do të ketë mundësinë e njëjtë të realizimit të projekteve infrastrukturore dhe se kërkesat për bashkëpunime të tilla do të jenë çdoherë të mirëpritura, duke mos lënë anash kornizën buxhetore. Ministri Lekaj dhe Nënkryetari Pacolli, u dakorduan që të realizohen projekte infrastrukturore në Komunën e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …