Stefanoviq: Fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare

Stefanoviq: Fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët janë kthyer në Interpol

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka njoftuar se fletarrestet e gjykatave serbe për kosovarët, të dërguara në Interpol, janë kthyer në sistemin e policisë ndërkombëtare. Ai ka theksuar më tutje se fletarrestet janë kthyer dhe janë të dukshme, përveç Ramush Haradinajt dhe Hashim Thaçit, të cilat janë në sistem, por për një kohë nuk do të jenë të dukshme. Bëhet fjalë për 20 fletarreste të lëshuara nga gjykatat serbe për shqiptarë e Kosovës dhe se Serbia do të kërkojë respektimin e të drejtave ndërkombëtare, ka theksuar ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …