Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, udhëton për në Slloveni ku do të pritet nga Kryetar i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez. Vizita në slloveni realizohet me qëllim të pjesëmarrjes në sesionin e pestë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP PA) – iniciativë rajonale që u themelua më 2014, si rezultat i bashkëpunimit 20-vjeçar që tregon interesin e qëndrueshëm të parlamenteve të 13 vendeve të Evropës Juglindore për bashkëpunim dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit. Gjatë pjesëmarrjes në sesionin e sivjetmë të Asamblesë Parlamentare të SEECP, kryeparlamentari Kadri Veseli do të paraqesë të arriturat e Kosovës dhe progresin e shënuar nga legjislativi kosovar në rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …