Qeveria e Turqisë nuk i merr me seriozitet deklaratat e ashpra e luftënxitëse të kryetarit të Rusisë, Vladimir Putin dhe ka vendosur të mos iu përgjigjet me të njëjtin masë. Putin kujton se është ende në kohët e KGB-së, por KGB-ja ka marrë fund prej kohësh dhe propaganda në stil sovjetik i përket historisë. Në vend që t’i përgjigjem në të njëjtën mënyrë, preferoj të qesh, ka thënë ministri, Davutoglu. Në konferencën për shtyp të fundvitit, Putin përdori një fjalor të ashpër ndaj Qeverisë së Ankarasë, kur tha se, “turqit kanë vendosur t’u lëpihen amerikanëve”. Ai tha gjithashtu, se nuk ka shanse për përmirësimin e marrëdhënieve me Turqinë, të cilës Rusia i ka vendosur sanksione, nën drejtimin e liderëve aktualë të saj.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …