Kryetari i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij është në bisedime me Amerikës dhe Rusinë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve në Siri. “Duke e diskutuar të gjithë këtë, çështja që ne këmbëngulëm ishte se tensionet në rritje në rajon nuk do të ishin të drejta dhe kriza në rajon duhet të përfundojë me vendosjen e paqes”, u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Stamboll. Ai bëri të ditur se ka shkëmbyer pikëpamjet mbi Duomën në Siri me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Ai po ashtu tha se ka folur me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, mbi çështjen e sulmeve kimike në Duma, duke shtuar se Turqia ka një qëndrim të fuqishëm kundër përdorimit të armëve kimike, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu.