U NËNSHKRUAN MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI MES MINISTRIT LEKAJ E KRYETARIT BAHTIRI

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, ka vizituar Komunën e Mitrovicës dhe kryetarin e saj Agim Bahtiri, me ç’rast u nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Mitrovicës për disa projekte infrastrukturore. Ministri Lekaj, me këtë rast tha se Mitrovica duhet të ndihmohet edhe më shumë, ngase ky qytet është simbol i rezistencës dhe i të mirës së shtetit. “Sot ne jemi në Mitrovicë që është simbol i rezistencës, simbol i së mirës së shtetit të Kosovës dhe unë me bashkëpunëtorët ndihemi shumë mirë që na është dhënë rasti dhe hapësira që të mbështesim Mitrovicën dhe kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, në projekte që kanë impakt pozitiv edhe në lëvizjen e lirë dhe në sanimin e gjendjes, por edhe lidhjen e qytetit me zonat rurale. Janë disa projekte që ne si Ministri e Infrastrukturës do t’i mbështesim. Mitrovica këtë vit do të përfitojë edhe tunelin që është në hyrje të Mitrovicës, të cilin Ministria e Infrastrukturës e ka marrë përsipër dhe jemi në procedura për sanimin e tij, i cili do të jetë sipas standardeve evropiane. Po ashtu është duke u punuar në fillimin e punimeve për autostradën Prishtinë-Mitrovicë, dhe jemi zotuar së bashku me kryetarin dhe bashkëpunëtorët, që të fillojë sa më parë ky projekt aq i pritur nga qytetarët dhe që ndikon në zhvillimin ekonomik, tha ministri Lekaj.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …