Ka filluar një operacion ushtarak i Amerikës, Francës dhe Anglisë kundër regjimit të Asadit në Siri

Ka filluar një operacion ushtarak i Amerikës, Francës dhe Anglisë kundër regjimit të Asadit në Siri

Kryetari i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ka miratuar sulmet ushtarake kundër Sirisë, në bashkëpunim me Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën. Sulmet janë përgjigje kundër përdorimit të armëve kimike, të cilat regjimi i Assadit i ka hedhur javën e kaluar në qytetin sirian, Duma, kundër popullatës civile. “Një operacion i kombinuar me forcat e armatosura të Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar është tani në zhvillim e sipër”, tha Trump në fjalimin drejtuar kombit. Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP njoftojnë se disa shpërthime të fuqishme janë dëgjuar në kryeqytetin e Sirisë, Damask, në kohën kur kryetari Trump njoftoi fillimin e goditjes ushtarake. 
Ai me këtë rast  përmendi  mbështetësit kryesorë të Sirisë, Rusinë dhe Iranin, që nuk e ndaluan regjimin sirian të përdorte armë kimike. “Sulmet e ditëve të fundit nga Asadi dhe reagimi ynë i sotëm, është pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të Rusisë për të vepruar”, tha kryetari amerikan Donald Trump.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …